De Gea i irrituar me dështimet e Manchester United

David De Gea ka pranuar që performancat e Manchester United deri më tani këtë sezon nuk kanë qenë aspak të pranueshme.

Tinejxheri Matty Longstaff shënoi në debutimin e tij kur skuadra e Ole Gunnar Solskjaer pësoi humbje të rëndë 1-0 ndaj Newcastle United, domethënë që ata nuk kanë fituar në tre ndeshjet e fundit të Premierligës.

Rezultati do të thotë që Manchester United ka rënë në pozitën e 12-të në Premierligë duke shkuar në pushimin ndërkombëtar me ndeshjen e tyre të radhës që do të luhet undër rivalëve Liverpool.

Kur u pyetë se çfarë mund të përmirësohet te ekipi i tij, De Gea deklaroi ‘gjithçka’.

Ai i tha Sky Sports: ”Ka shumë gjëra për t’u përmirësuar. Ata ishin skuadra më e mirë dje”.

”Ashtu si e thashë edhe më parë, nuk di çfarë të them. Ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi, të vazhdojmë të luftojmë dhe të përmirësohemi”.

loading…