De Gea ende nuk rinovon me Manchester Unitedin

Rinovimi i David De Geas me Manchester United ngec sërish.

Edhe pse akordi mes palëve është arritur prej disa javësh, De Gea ende nuk ka hedhur firmën në kontratën e re që do ta lidhë me Manchester United edhe për 5 vitet e ardhshme.

Në ditët e ardhshme klubi anglez do të synojë të mbyllë këtë tratativë në mënyrë që të blindojë përfundimisht portierin spanjoll i cili është shumë i kërkuar në merkato.

Nga marrëveshja e re me Manchester United, De Gea do të përfitojë plot 350 mijë sterlina në javë, rreth 390 mijë euro.

loading…