De Gea dhuron një pjesë të pagës, për të prekurit nga stuhia në Spanjë

Vetëm pak ditë më parë, David De Gea rinovoi kontratën e tij me Manchester United, duke e zgjatur deri në verën e vitit 2023, ndërsa u bë edhe portieri më i paguar, me një pagë neto prej 13.5 milionë paundësh, apo 15 milionë eurosh.

Megjithatë një pjesë të vogël të pagës së tij të re, ose 200 mijë euro, gardiani spanjoll ka vendosur ta japë për të prekurit e stuhisë që goditi Spanjën, kryesisht në provincat e Alicantes dhe Murcias, ku mes të tjerash shkaktoi edhe 7 viktima.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryqi i Kuq Spanjoll. “200 mijë euro për t’i mbështetur njerëzit nga përmbytja në Alicante dhe Murcia. David De Gea, faleminderit për solidaritetin”, shkruhej në postimin në Twitter.

Portieri i Manchester United ka lindur në Madrid, por babai i tij është me origjinë nga Redovan në Alicante.

loading…