Programi El Día Después në Movistar + do të transmetojë mbrëmjen e kësaj të marte një video-memorie nga mbyllja e Premier League, ku titullin kampion e fitoi sërish Manchester City i Guardiolës.
Me këngën “Wonderwall” në sfond, ju mund të shihni se si Guardiola dhe tifozët e “qytetarëve” kalojnë nga nervat e fillimit të lojës, kur rezultati ishte 1-0 për Brighton, në gëzimin e golave përmbysës, që vulosën titullin në këtë udhëtim.
Pep përfundoi duke përqafuar Artetën, ndihmësin e tij, duke mbajtur trofeun në dorë dhe gëzuar me tifozët e tij. Kjo zgjati derisa u bashkua me lojtarët. Trajneri katalanas po i përgëzonte të tijtë, tashmë me medaljen e kampionit, në fushën e gjelbër.
Në momentin kur shkoi të përqafonte De Bruyne, ai hezitoi. Belgu, me shaka, i tha Pepit: “Ti je një trajner m**, vetëm fiton!” “Çfarë, çfarë?” – i tha me huti Guardiola. Kjo u shoqërua me të qeshura dhe përqafime të rastit, mes të dyve.
https://twitter.com/ElDiaDespues/status/1128027863930818561?







