De Bruyne flet për maturinë pas golit ndaj Danimarkës

Kevin De Bruyne thuajse nuk ka festuar fare pasi shënoi golin e fitores për Belgjikën ndaj Danimarkës. Ai këtë e ka bërë për të nderuar Christian Eriksenin.

“Isha i lumtur, por i respektoj shumë njerëzit këtu (që të festoj më me pasion). Kam shkuar në pjesën e fushës ku Erikseni kolapsoi të shtunën dhe kam qëndruar i qetë”, ka thënë De Bruyne.

Ai bëri dallimin me aktivizim në pjesën e dytë.

Romelu Lukaku ka thënë se ndeshja ishte dramatike. Ai u shpall më i miri i ndeshjes.

“Bëmë ndeshje dramatike, duke më përfshirë edhe mua. Duhet të jemi të sinqertë për këtë.

Nuk kemi shfaqur kualitetin që është pritur prej nesh, por po ashtu nuk duhet të jemi shumë negativë. Danimarka ka luajtur ndeshje sensacionale. Ishte test i mirë dhe jemi kualifikuar”, ka thënë Lukaku.

Mbrojtësi belg, Jan Vertonghen ka thënë se danezët i kanë befasuar me sistemin që e kanë luajtur. Sipas tij Belgjika ishte “e panjohur” në pjesën e parë.

“Ishim gjithnjë një hap prapa. Por më pas De Bruyne, Witsel dhe Eden Hazard hyrën në lojë dhe kjo ndryshoj gjërat. Kjo solli kualitet shtesë”.