De Biasi në Serie A, merr drejtimin e këtij ekipi?

SPAL thuhet se po shqyrtojnë shkarkimin e trajnerit Leonardo Semplici pas humbjes së tyre 1-0 ndaj Brescia, me Gianni De Biasi që konsiderohet një mundësi.

Ekipi italian tani janë në fund të tabelës pas humbjes së djeshme, dhe eksperti i transferimit të Sky Sport Italia Gianluca Di Marzio raporton se klubi po mendon për një ndryshim menaxherial.

Ish trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ishte kontaktuar dy vjet më parë në lidhje me zëvendësimin e Semplici, por këtij të fundit iu dha një rikthim.

Sidoqoftë Di Marzio tani shprehet se SPAL po mendon t’i afrohet De Biasi për ta marrë drejtimin e klubit.

De Biasi ka mbetur pa punë që kur u shkarkua nga Alaves në fund të vitit 2017, që zgjati më pak se dy muaj.

SPAL ka grumbulluar vetëm nëntë pikë këtë sezon, duke fituar vetëm dy ndeshje.