David Villa njofton pensionimin nga futbolli

Ish ylli i Barcelonës, David Villa ka konfirmuar planet e tij për të dalë në pension pasi të përfundojë sezoni aktual i J-League.

37-vjeçari ka luajtur këtë vit për skuadrën japoneze Vissel Kobe, ku kanë mbetur edhe tre ndeshje të ligës dhe gjysmëfinalja e Kupës Emperor në fund të dhjetorit.

Në një konferencë për shtyp të mërkurën, Villa zbuloi se do të pensionohet, duke deklaruar se dëshironte të përfundojë karrierën e tij.

“Unë kam menduar për këtë për një kohë të gjatë”, tha Villa. “Ky është rezultat i diskutimeve që kam pasur me familjen time dhe njerëzit përreth meje”.

“Kam dashur të tërhiqem nga futbolli, të mos detyrohem të tërhiqem nga futbolli”, u shpreh spanjolli.

loading…