David Easmon, 14-vjeçari i Ajaxit ‘pushton’ internetin me gjatësinë e tij në ndeshjen e grupmoshave U15

Ajax U15 e ka mposhtur me rezultat bindës 6-2 Sparta Rotterdamin U15 , por diçka tjetër mori vëmendjen.

Ishte David Easmon ai që pushtoi ballinat e mediave ndërkombëtare shkaku i gjatësisë së tij, që dallonte dukshëm nga bashkëmoshatarët e tij të tjerë.

14-vjeçari ishte më i gjatë se bashkëlojtarët e tij dhe lojtarët kundërshtar, derisa ka bërë dhjetë paraqitje për skuadrën holandeze në këtë sezon.

Eamon është i vetmi lojtar që ka marrë vëmendjen e mediave shkaku i gjatësisë së tij, gjersa për të kanë shprehur interesim shumë skuadra.

Sipas mediave në Francë, Barcelona, Manchester City dhe Arseali ajnë duke e ndjekur me vëmendje lojtarin që tashmë ka arritur gjatësinë e 1.90 centimetrave.