Daut Haradinaj zotohet për përkrahje të fortë ndaj punëtorëve të kompanisë ‘Pastrimi’, iu ndihmon në terren dhe iu shërben kafe

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj nuk po ndalon së punuari për kryeqytetin dhe punën po e bënë duke qenë i pranishëm në terren dhe duke u marrë personalisht me problemet dhe nevojat e Prishtinës.

Haradinaj në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një video ku shihet duke bërë punën e pastrimit të kryeqytetit se bashku me punëtorët e kompanisë regjionale të pastrimit ‘Pastrimi’, ku u shpreh se mbajtja e pastërtisë së kryeqytit është obligim i përbashkët.

“Mirëmbajtja dhe pastrimi i kryeqytetit është obligim i përbashkët”, ka shkruar Haradinaj krahas videos së shpërndarë.

Në këtë video Haradinaj shihet i veshur më uniformën e punëtorëve të pastrimit, duke u ndihmuar atyre në pastrimin e pjesëve të ndryshme të kryeqytetit e ku ai zotohet se gjatë mandatit të qeverisjes së tij do funsionoj programi ‘Eco City’ ku do bëhet sistemimi i të gjitha shërbimeve komunale të pastrimit, mirëmbajtjes dhe trajtimit të mbeturinave, planifikimi, mobilizimi, ekzekutimi dhe monitorimi i të gjitha aktiviteteve, pajisja me kamionët elektrik për rrugët e ngushta, menaxhimi i kontejnerëve të mbeturinave, kalendari i grumbullimit – Eco City i cili do të shpërndahet në të gjitha vendbanimet, ndërgjegjësimi dhe pjesëmarrja e qytetarëve. Po ashtu Haradinaj bëri të ditur se nën qeverisjen e tij në Prishtinë do ketë përkrahje të pakushtëzuar për kompaninë e pastrimit ku prioritet do jetë ndarja e tokës për realizimin e projektit nga KFW me buxhet mbi 38 milionë euro.

“Keni me pas përkrahjen e fortë shpresojë, po kem qef jo vetëm unë po me e pa edhe kryeqyteti jonë punën e madhe që ju e bëni, puna e marë edhe juve edhe njëherë e suksese”, u drejtohet Haradinaj punëtorëve të kompanisë ‘Pastrimi’.

Kujtojmë që nga analistë dhe po ashtu edhe nga zyrtar të partive të tjera politike, puna e Haradinajt për Prishtinën është vlerësuar lartë. Ndryshe i fundit ka qenë gazetari Valon Syla i cili tha se lista e Daut Haradinajt është e kompletuar nga shtresa të ndryshme të kryeqytetit e që rezultati i kësaj do jetë një befasi e madhe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti.