Daut Haradinaj viziton vendin ku u vranë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, kërkon vendosjen e një pllake përkujtimore

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, për nder të 28 Nëntorit ka vizituar vendin ku u vranë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

“Jusufi ishte frymëzimi i shumë brezave deri tek brezi i luftëtarëve të fundit që e lartësuan emrin e tij nën Brigadën 131 ‘Jusuf Gërvalla’, duke sakrifikuar çdo gjë për lirinë e vendit.” shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

Ish-deputeti tha se shpreson që konsullata e Kosovës në Shtutgart të marrë inciativën për vendosjen e një pllake përkujtimore tek vendi i rënies së heronjve.

Ky është postimi i plotë i tij:

Për nder të 28 Nentorit, e vizitova vendin ku u vranë heronjtë tanë Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Jusufi ishte frymëzimi i shumë brezave deri tek brezi i luftëtarëve të fundit që e lartësuan emrin e tij nën Brigadën 131 ‘Jusuf Gërvalla’, duke sakrifikuar çdo gjë për lirinë e vendit.

Shpresoj që konsullata jonë në Shtutgart të marrë inciativën për vendosjen e një pllake përkujtimore tek vendi i rënies së heronjve.