Ish-shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Daut Haradinaj, ka vizituar në Spitalin Rajonal të Pejës “Mervete Maksutaj”.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka njoftuar se ka vizituar drejtorin ekzekutiv të këtij spitali, Skender Dreshaj, kryemotrën Hidajete Berisha dhe Dr. Ismet Dervishaj.
“Ju shpreha mirënjohje publike për punën e madhe që po e bëjnë tash e një vit në përballje me Covid-19”, ka shkruar Haradinaj.
“Kjo punë e tyre e palodhshme, mbajti gjallë guximin qytetar për ta kaluar këtë sfidë globale”, ka thënë tutje ai.







