Daut Haradinaj vazhdon të sjellë kuadro të rinj në AAK. Ja kush iu bashkua sot kësaj partie

AAK-së sot i është bashkuar edhe një aktivist nga Malisheva.

Deputeti nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se me ardhjen dhe angazhimin e Xhevdet Krasniqit në parti, AAK-ja është e nderuar, përcjell Ballkani.info

Ja postimi i plotë:

Sot radhëve të AAK-së, ju bashkua edhe një aktivist i shquar i çështjes kombëtare nga Drenoci i Malishevës.

Jam i nderuar me bashkërrugëtimin tonë politik me Xhevdet Krasniqin që me shumë vullnet po kyqet në radhët tona.

AAK do jetë e nderuar me angazhimin e tij dhe njerëzve që do bashkohen në të ardhmën e afërt.
Respekt për familjen e nderuar Krasniqi.
DH