Daut Haradinaj uron Kadri Veselin për ditëlindje

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka uruar ish-kreun e PDK-së, dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli në ditëlindjen e tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka uruar Veselin që ditëlindjen tjetër ta festoi pranë familjes në Kosovë.

“Urime ditëlindjen miku im, Kadri! Uroj që ditëlindjen tjetër ta festosh pranë familjes në Kosovë!”, është shprehur Haradinaj.