Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Daut Haradinaj dhe njëri nga komandantët e UÇK-së, është i vetmi që sot i ka uruar veteranët amerikanë në Ditën e Veteranëve.
“Fuqia më e madhe në botë, USA dhe ushtria e saj sot e feston Ditën e Veteranëve apo sikurse njihet ndryshe “Dita e Armëpushimit”, është edhe ditë pushimi në USA. Për gjithë ato gra dhe burra që shërbejnë në uniformë e me theks të veçantë për ata që ishin krah Kosovës tash e 20 vite, mirënjohje dhe respekt të përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj.
Për herë të parë Dita e Veteranëve u festua në vitin 1919 dhe ajo njihej fillimisht si Dita e Armëpushimit. Një vit më parë, më 11 nëntor të vitit 1918, në orën 11 u vendos armëpushimi mes Gjermanisë dhe forcave aleate. /Ballkani.info/







