Daut Haradinaj: Shërbyesit civilë janë heronj të Kosovës, me AAK-në në pushtet ata nuk ndjehen të rrezikuar

Administrata Publike llogaritet njëra ndër shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit të Kosovës.

Mbi 80 mijë punonjës sa i ka Administrata Publike vazhdojnë të jenë në krye të detyrës për t’i jap funksion shtetit.

Mirëpo, në raste të caktuara, këta shërbyes të shtetit atakohen, por edhe përbaltën për atë që përfaqësojnë.

Shpesh ata edhe kërcënohen me largime nga vendet e punës, sidomos nga kohë fushatash elektorale.

Se ata janë të sigurt nën qeverisjen e AAK-së dhe se nuk duhet të shqetësohen për vendet e tyre të punës, e thotë Daut Haradinaj.

Në një pronocim për Ballkani.info, Haradinaj thotë se partia që ai përfaqëson është gardiane e ruajtjes dhe garantuese i të gjithe atyre djem e vajzave, burra e grave qe punojnë në asetin shtetëror siç është administrata publike.

“Prandaj askush nuk duhet të ndjehet i rrezikuar në administratë. Me AAK-në në pushtet ne garantojmë për të gjithë punësuarit në Shërbimin Civil të vendit, sepse ata pavarësisht bindjeve politike, janë ndërtues të këtij shteti. Këtë e them pavarësisht dobësive të caktuara. Njëjtë të fuqishëm në ndërtimin e shtetit siç janë edhe afarësisht e që sot janë heronj të Kosovë”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info/