Daut Haradinaj për të pagjeturit: Problemi kryesor është te Beogradi zyrtar, te njerëzit e njëjtë të cilët edhe i kanë organizuar ato vrasje

Daut Haradinaj për të pagjeturit: Problemi kryesor është te Beogradi zyrtar, te njerëzit e njëjtë të cilët edhe i kanë organizuar ato vrasje

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, foli sot në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për personat e pagjetur e ku ai tha se kurrë nuk është e tepërt të diskutohet për të pagjeturit.

“Një gjë që e kisha thënë me përgjegjësi të plotë është se problemi nuk është nuk eshtë në këtë Kuvend, nuk është te kjo Qeveri, nuk është te qeveritë e kaluara, por është te Beogradi zyrtar , te njerëzit e njëjtë të cilët  edhe i kanë organizuar  edhe i kanë ekzekutuar ato vrasje, ato masakra dhe i kanë zhdukur njerëzit. Dhe të njëjtit njërëz janë sot në krye të një shteti armiqësor ndaj Kosovës, e të cilët bëjnë thirrje  publike  me linqu serbë të caktuar që po japin informata  për masakrat”, theksoi Haradinaj.

Ai tha se sot e kanë shansin si Kuvend, si Parlament, si organ mbikqyrës i ekzekutivit të marrim një vendim  dhe t’i bëjnë qëndrimet të kjarta se si do të procedohet më tutje, çfarë qëndrimesh duhet  të ketë Qeveria e Kosovës në raport me  Serbinë dhe ato qëndrime të jenë eksplicit të shpjeguara se çfarë duhet të ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

“Është një fakt  që për çdo ditë  marrim informata  për masakrat , varrezat në Serbi dhe është një fakt që asnjëherë  drejtësi për ta nuk ka pasur” tha ai.

Haradinaj tutje ka kërkuar falje publike për atë që nuk ka mundur ta bëjë për të pagjeturit.

“Unë personalisht  kërkoj falje publike pse nuk kam mundur të bëj më shumë  për ata njerëz  të cilët  na mungojnë sot  dhe mendoj që i mungojnë tërë qytetsarëve të vendit . nuk kam mujt të bëj më shumë , nuk kanë mundur as kolegët e mi , sepse nuk  ka qenë në dorën tonë”, u shpreh Haradinaj.

“Nëse ne duhet të marrim një vendim sot ne do të jemi të gatshëm  ta përkrahim atë vendimk  dhe nuk kisha pasur dëshirë që të ja drejtoj gishtin një individi ose një qeverie , qoftë kësaj të sotit, e djeshit apo e pardjeshit, apo kësaj legjistrature apo legjistratures së kaluar, sepse unë jam i bindur që fajtorët kryesorë janë në krye të shtetit të Serbisë, shtoi tutje ai.