Daut Haradinaj për Xhevë e Fehmi Lladrovcin: Rënia heroike e tyre, rast unikat në sakrificën e popullit shqiptar

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka kujtuar heronjtë Xhevë e Fehmi Lladrovcin në 22-vjetorin e rënies së tyre.

Haradinaj përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se rënia heroike e tyre i bënë rast unikat në sakrificën e madhe të popullit.

“Sot mbushen 22 vite nga rënia heroike e Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit, jeta e gjatë luftarake e Fehmiut e deri tek rënia e tyre, i bënë Xhevën dhe Fehmiun rast unikat në sakrificën e madhe të popullit tone”, ka shkruar Haradinaj.