Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, duke folur sonte për invazionin e mundshëm të Serbisë në veri të Kosovës duke e përdorur situatën me koronavirus, ka thënë se vendi ynë ka kapacitete të mjaftueshme që t’i kundërpërgjigjet.
“Nëse Serbia vendos me ndërmarrë një hap të tillë, atëherë i përgjigjemi me gjuhën e njëjtë. Flakë për flakë do t’i përgjigjeshim, qysh të don Serbia ia bëjmë. E kemi ushtrinë, e kemi KFOR-in, i kemi edhe të vjetra që na kanë mbet, prandaj jemi të gatshëm”, ka thënë Haradinaj, transmeton Ballkani.info.
Tutje ai ka shtuar se nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë Serbia do të ishte fajtore dhe do ta merrte përgjegjësinë për invazion.
“Nuk mendoj se zgjidhja është me dhunë”, ka thënë ai në t7. /Ballkani.info/







