Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Duat Haradinaj, ka ironizuar me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin për gjendjen aktuale të ushqimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Haradinaj përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook ka propozuar dy kuzhinier të Brigadës 131.

“Nëse ju mungojnë kuzhinierët i kam dy gjallë ende të Brigadës 131, Baca Gani Dabiqaj dhe Baca Islam Malaj”, ka thënë Haradinaj, raporton Ballkani.info.

Haradinaj ka akuzuar shefin e ekzekutivit për gjendjen aktuale të ushtrisë.

“S’ka arsyetim ushtria duhet me u mirëmbajte”, ka thënë ai./ Ballkani.info/

LEXO EDHE: