Daut Haradinaj mobilizon strukturat e AAK-së në Zvicër: Edhe brezi i ri i diasporës po na bën krenarë

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka vizituar strukturat e AAK-së në Zvicër.

Haradinaj ka vlërësuar lartë sakrificën e diasporës shqiptare për liri dhe pavarësi të Kosovës.

“Kjo vlerë e shtuar kombëtare po vazhdon edhe me brezin e ri, brez ky që po na bënë krenar në të gjitha aspektet këtu në Zvicërr, e që tashmë është bërë shtëpi e dytë për ta”, ka shkruar ndër tjerash Haradinaj.

Kosovën aktuale, Haradinaj e ka quajtur të përbashkët me diapsorës fal kontributit të madh që ka dhën diaspora në jetësimin e idealit kombëtar. Dhe tashmë gjenerata e re po e bën gjithë kombin krenarë. /Ballkani.info/