Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në varrimin e nënës së dy bashkëluftarëve Hashim dhe Bashkim Shala nga fshati Broliq i Deçanit.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebokk ka thënë se kjo familje me tradita dhe vlera asnjëherë nuk iu është nënshtruar regjimit serb, raporton Ballkani.info.
“Sot ju dha lamtumira e fundit nënës Ganimete, nëna e dy bashkëluftëtarëve të çmuar nga Broliqi, Hashim dhe Bashkim Shala. Kjo familje me tradita dhe vlera të larta nuk ju nënshtrua asnjëherë regjimit serb. Në vitet e 90-ta, i riu Bashkimi i njohur më vonë si “Bokseri”, arriti që pa armë t’i ç’armatosë dhe poshtërojë shumë milicë të Serbisë, dhe nga ajo kohë Bashkimi dhe familja e tij ishin konaku i rezistencës deri në çlirimin e plotë në qershor të 99-tës”, ka shkruar ai./Ballkani.info/







