Daut Haradinaj me pritje madhështore në Artanë, AAK-së i bashkohen dy personalitete të fuqishme

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Daut Haradinaj po vazhdon fushatën elektorale me intensitet të shtuar. Ai sot ka qëndruar në Artan, ku e ka vizituar edhe Kalanë në këtë vend.

Po ashtu Haradinaj ka njoftuar se nga sot AAK-së i është bashkuar asambleisti i LDK-së, Jahir Zeqiri, si dhe aktivisti i PDK-së, Bajram Abazi.

Postimi i plotë i Daut Haradinajt:

I befasuar me pritjen që na u bë në Artanë.
Krahas shumë qytetarëve nga të gjitha partitë që ju bashkuan AAK-së, më nderuan me besim dhe bashkim rreth konceptit shtet 100% edhe asambleisti i LDK-së, Jahir Zeqiri, si dhe aktivisti i PDK-së Bajram Abazi, zyrtar i lartë në Sherbime Publike.
Na priftë e mbara!
DH

loading…