Zyrtari i AAk-së

Daut Haradinaj: Mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë!

Shumë qytetarë janë ankuar se këtë muaj, faturat e rrymës, iu kanë shkuar më të larta se zakonisht.

Ata kanë deklaruar se edhe pse kanë shpenzuar njëjtë me dhjetorin e vitit të kaluar, kësaj radhe ato kanë ardhur të ‘fryra’.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar për “Gazeta Blic” ish-deputeti, njëherësh zyrtar i AAK-së, Daut Haradinaj.

Haradinaj tha se kjo dëshmon qartë se “mafia energjetike” me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve’.

Ai tha se kjo është arsyeja e anulimit të ‘Kosova e Re’ për t’i lejuar Serbisë dominimin energjetik në kurriz të qytetarëve.

“Kjo dëshmon qartë se mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë”

“Kjo ishte edhe arsya e anulimit të ‘Kosovës së Re’, duke ja lejuar Serbisë dominimin energjetik në kurriz të qytetarëve të Kosovës”, tha Haradinaj.

BONUS VIDEO: Kur Albin Kurti tallej me qytetarët për çmimin e ultë të rrymës dhe paralajmëronte shtrenjtim