Daut Haradinaj kujton sulmin e 11 shtatorit: Nuk e shuajti kurrë shpirtin e madh amerikan

Shefi i grupit parlamentar nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka kujtuar sot sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

Haradinaj shkruan në rrjetin social Facebook se ky sulm e ka tronditur botën.

“Sulmi që tronditi botën. Por, nuk e shuajti kurrë shpirtin e madh amerikan, veçsa e forcoi atë.

Në kujtim të viktimave të 9/11″, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se, sulmet e 11 shtatorit, 2001, kanë lënë të vrarë afro 3,000 njerëz. Rrëmbyesit e aeroplanëve kanë goditur Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork, Pentagonin dhe një hapësirë në Pensilvani.

Këto kanë qenë sulmet më vdekjeprurëse në tokën amerikane.

Postimi i plotë i tij:

11 Shtatori 2001, sulmi që tronditi botën. Por, nuk e shuajti kurrë shpirtin e madh amerikan, veçsa e forcoi atë.

Në kujtim të viktimave të 9/11.