Daut Haradinaj i përgjigjet Kurtit dhe Selimit: Kosova është në Kushtetutën e Serbisë, si do t’i përgjigjeni kësaj me reciprocitet

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i është përgjigjur kryeministrit Kurti në Parlamentin e Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme që po mbahet tani.

Haradinaj i ka bërë një pyetje Kurtit, i cili po paralajmëron reciprocitet të Serbisë dhe heqje të taksës 100%.

“Kosova është pjesë e kushtetutes së Serbisë. Cili është reciprociteti që ke me përdorë kundër kësaj?”, ka pyetur Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj ka e ka përmendur edhe kryetarin e GP të VV-së, Rexhep Selimi, të cilin e ka quajtur mik të dikurshëm.

I ka bërë një pyetje se në emër të kujt po flet.

“Zoti Rexhep Selimi, a fole në emër tëndin, a të Isa Mustafës, apo Albin Kurti? A ka me pas reciprocitet para, apo pas heqjes së taksës”, ka theksuar ai.