Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj, ka njoftuar se faqet e tij në rrjetet sociale si në Facebook dhe Instagram i janë mbyllur pa asnjë paralajmërim.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar që komunikimi me qytetarët nuk do të mungon.
“Ka disa herë që faqet e mia ne Facebook dhe Instagram, mbyllen pa paralajmërim dhe pa arsye. Megjithatë nëse një dritare komunikimi mbyllet, nuk do të thotë që ndalet komunikimi me qytetarë e miq, në secilen platformë e më së miri në atë tradicionalen: në sy. Mirë u takofshim!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:

BONUS VIDEO: “Lamtumirë stikersa”, ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Kosovës e Serbisë targat







