Deputeti i AAK-së, ish komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka kujtuar heroit e Drenicës, Halim Brahimi në 26 vjetorin e rënies.
“Sot mbushen 26 vjet kur heroi ynë Halim Brahimi ra dëshmor. I ndodhur nën rrethim duke luftuar fyt më fyt me armikun në Kozhicë të Drenicës, deri sa ra për mos të vdekur kurrë”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje në postim, Haradinaj thotë se kjo betejë e Halim Brahimit, edhe pas plagëve, duke luftuar edhe me bomba dore, ishte thirrja e fundit për çlirim.
“Drenica dhe kombi ynë gjithmonë kanë dhënë burra e figura të shquara për liri, siç ishte edhe i pavdekshmi Halim Brahimi”, ka shkruar Haradinaj në fund të postimit. /Ballkani.info/







