Daut Haradinaj e Haxhi Shala nderojnë heronjtë e Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”: Janë themeli i shtetësisë tonë

Dy deputetët e AAK-së, Daut Haradinaj e Haxhi Shala kanë vizituar varrezat e heronjëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”.

Haradinaj ka thënë se dëshmorët janë themeli i shtetësisë tonë, shtet që po sfidohet edhe sot nga i njëjti agresor.

“Sot nderuam heronjtë e Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”.
Ishte ndjenjë e veçantë evokimi i kujtimeve për këta heronj qe e vunë themelin e shtetësisë së këtij shteti që vazhdon të sfidohet nga po i njejti agresor.
Bashkë me miq e shokë që rrugëtuam gjatë, e nderuam vetën duke bërë nderime tek heronjtë në Kleqkë” shkruan Haradinaj në Facebook.