Këtë të hënë u hodh shorti i 1/8-ave të Champions League, me skuadrat që u njohën me kundërshtarët e raundit të radhës.
Së fundmi janë zbuluar edhe datat dhe oraret kur do të zhvillohen këto ndeshje.
Të martën e 13 shkurtit në orën 21:00 do të luhen: Copenhagen – Manchester City dhe Leipzig – Real Madrid.
Të mërkurën, 14 shkurt në orën 21:00 do të zhvillohen këto ndeshjes: PSG – Real Sociedad dhe Lazio -Bayern Munich.
Të martën e 20 shkurtit në orën 21:00 do të luhen: Inter – Atletico Madrid dhe PSV – Borussia Dortmund.
Të mërkurën e 21 shkurtit në orën 21:00 do të luhen: Porto – Arsenal dhe Napoli – Barcelona.
NDESHJET E KTHIMIT DO TË LUHEN
Të martën e 5 marsit në orën 21:00 do të zhvillohen: Real Sociedad – PSG dhe Bayern Munich – Lazio.
Të mërkurën e 6 marsit në orën 21:00 do të zhvillohen Manchester City – Copenhagen dhe Real Madrid – Leipzig.
Të martën e 12 marsit në orën 21:00 do të luhen: Arsenal- Porto dhe Barcelona-Napoli.
Të mërkurën e 13 marsit në orën 21:00 janë planifikuar: Atletico Madrid – Inter dhe Borussia Dortmund -PSV.







