Aventura e Matteo Darmian te Manchester United mund të përfundojë 6 muaj përpara afatit të përcaktuar më parë.

Me kontratën që i skadon në vitin 2019, mbrojtësi nuk po gjen hapësira në formacionin e Jose Mourinhos dhe për këtë mund të largohet nga klubi anglez që gjatë merkatos së janarit, në rast se për të paraqitet oferta e duhur.

Sipas mediave angleze, Interi dhe Roma kanë shfaqur interes për futbollistin, me verdhekuqtë që kërkojnë një mbrojtës krahu për pjesën e mbetur të sezonit.

Përsa i takon zikaltërve, nevoja për të arritur te Darmian nuk duket urgjente, pasi performaca e Dalbert dhe investimi për Vrsaljko po rezultojnë pozitive për ekipin e Spallettit.