E premtja e 22 marsit do të jetë testi i parë për trajnerin gjerman Franco Foda nën udhëheqjen e Kosovës.
Dardanët nga tash me teste miqësore nisin përgatitjet për ndeshjet kualifikuese në Ligën e Kombeve që nisin në shtator.
Foca tashmë ka nisur punën në kombëtaren e Kosovës me synime që të arrijë të kompletojë skuadrën dhe objektivi i tij është fitimi i Ligës së Kombeve por edhe kualifikimi në Evropian, shkruan Ballkani.info.
Ndeshja Armenia – Kosova luhet ët premten në stadiumin “Vazgen Sargsyan Republican Stadium”, që ka një kapacitet prej 14.400 ulëseve dhe zhvillohet nga ora 17:00. Dardanët sonte udhëtojnë drejt Armenisë ndërsa tri ditë më vonë në Budapest Dardanët kanë ndeshjen e dytë që e luajnë kundër Hungarisë. /Ballkani.info









