Kombëtarja e Kosovës është nisur drejt Qipros.
“Dardanët” nesër luajnë ndeshjen e dytë të edicioninit të ri në Ligën e Kombeve, pas humbjes 3-0 nga Rumania.
Tre futbollistët, Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija nuk kanë udhëtuar, pasi ata janë përjashtuar nga trajneri Franco Foda, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.
Në njoftimin e FFK-së, thuhet se vendin e Aro Muric do ta zë portieri i Dritës, Faton Maloku, i cili ishte në listën rezervë.
Ndeshja Qipro – Kosova, luhet nesër nga ora 18:00.







