Kombëtarja e Kosovës në futboll ka marrë rrugën drejt Zvicrës.

“Dardanët” nesër e zhvillojnë ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro 2024 ndaj Zvicrës në Basel.

E para pak minutave futbollistët dhe stafi i Kosovës është nisur drejt Baselit, atje ku sonte do ta zhvillojë stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme.

Ndeshja ndaj Zvicrës luhet me fillim nga ora 20:45.