Tifozët e Kombëtares së Kosovës, “dardanët”, kanë dal në mbështetje të protestës që mbahet me 7 gusht, kundër Gjykatës Speciale në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së.

”Dardanët do ta mbështesin protestën e së enjtes ndaj Gjykatës Speciale, lidhur me zhvillimet e fundit karshi padrejtësisë që po iu bëhet ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në reagimin e dardanëve.

Postimi i plotë:

Jo vetëm se kreu ynë ka qenë pjesë e lavdishme e UÇK-së, por se lufta e kësaj të fundit ka qenë sublime dhe një nga më të mëdhatë në qindvjeçarin e fundit, Dardanët do ta mbështesin protestën e së enjtes ndaj Gjykatës Speciale, lidhur me zhvillimet e fundit karshi padrejtësisë që po iu bëhet ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ftojmë secilin anëtar të Dardanëve që të jetë pjesë e kësaj proteste, në atë mënyrë që të përçojmë mesazh të qartë se qëndrojmë përkrah njerëzve që zgjodhën lirinë e vendit si të vetmen alternativë.