Kosova vs. Malta
Dardanët janë gati (FOTO)
Kosova do të përballet sonte me Maltën në ndeshjen e tretë të grupit 3 në Ligën D.
Pas një fitoreje dhe një barazimi, djelmoshat e Bernard Challandes, kërkojnë të vazhdojnë me ritmin e njëjtë.
Kosova nga dy ndeshjet e para i ka 4 pikë dhe sonte synon fitore ndaj maltezëve.
Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur, pasi që biletat janë shitur të gjitha për një kohë rekorde.
Në përkrahje të Kosovës janë edhe artista, politikan dhe njerëz tjetër me peshë.
Sigurisht se brohorimat e “Dardanëve” Kosova, Kosova, Kosova, nuk do të mungojnë sonte për asnjë çast.
Ndeshja fillon në orën 20 e 45. /Ballkani.info/