“Dardanët” i fillojnë përgatitjet për ‘finalen’ me Azerbajxhanin

Tifo grupi kosovar që mbështetë Kombëtaren e Kosovës në futboll dhe sporte tjera, “Dardanët”, i ka filluar përgatitjet për ndeshjen vendimtare të Kosovës në Ligën e Kombëve, atë me Azerbajxhanin.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i këtij grupi, Luli Berisha.

“Gjithmonë të gatshëm për Kosovën ??. Organizim madhështor për ndeshjën(finalën) kundër Azerbejxhanit”, ka shkruar Berisha, transmeton Ballkani.info.

Kosova luan me Azerbajxhanin në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” më 20 nëntor. Kjo është ndeshja e fundit dhe nëse Kosova fiton shpallet fituese e Grupit D. /Ballkani.info/