Dardanet e sigurojnë edhe fitoren e dytë në miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut

Liridona Syla ishte ajo që e vulosi fitoren e dytë ndaj Kombëtares së Maqedonisë së Veriut me rezultat minimal 1-0.

Liridona Syla shënoi me kokë në minutën e ‘85 pas një topi të dëbuar, transmeton Ballkani.info.

Mirëpo futbollistja e cila u siguroi fitoren Dardaneve, cilësoi se ato nuk kishin bërë një lojë të mirë, por se gjërat janë duke u përmirësuar.

“Padyshim që i gëzohem golit por fitorja është më e rëndësishme dhe golin përveç Kosovës ia dedikoi babait tim tashmë të ndjerë. Mund të them se nuk bëmë lojë të mirë, por gjithçka po shkon duke u përmirësuar”, tha Syla.

Të njëjtin mendim për paraqitje jo të mirë të dardaneve e pati edhe përzgjedhësja e Kombëtares Afërdita Fazlija.

“Ishte një ndeshje e plogësht, ku u detyruam të bëjmë disa zëvendësime, madje qysh në pjesë e parë. Natyrisht se për ekipin e tonë dy ndeshje në tri ditë është pak e vështirë. Si do që të jetë fitorja ishte e merituar dhe na mbetet shumë për të punuar”, tha Fazlija.

Kombëtarja e femrave në futboll ka shkuar me 6 prill në Shkup për të luajtur dy lojë miqësore ndaj Kombëtares së femrave të Maqedonisë së Veriut.