“Dardanët” bindin talentin shqiptar nga Maqedonia që ta zgjedhë Kosovën

Kosova U21, ka arritur ta bindë mbrojtësin shqiptar, Valon Hamdiu, ta vesh fanellën e Dardanëve.

Hamdiu që luan te Winterthur U21, është nga Maqedonia Veriore, dhe do të jetë i gatshëm për përzgjedhësin Rafet Prekazi që nga grumbullimi i ardhshëm.

Burimet e Sportit në KTV, pranë Federatës së Futbollit të Kosovës, kanë bërë të ditur se lojtari ka pranuar ta veshë fanellën e Kosovës, dhe kanë nisur procedurat për t’u pajisur me pasaportën kosovare.

Së fundi edhe përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë U21, Alban Bushi, e kishte monitoruar nga afër lojtarin për ta ftuar me “kuqezinjtë”.