Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj së bashku me aktivistë të kësaj partie ja kanë zënë derën kryetarit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahut për të kërkuar sqarime rreth tarifave të reja të energjisë elektrike.
Frashër Krasniqi nga PSD përmes megafonit ka thënë se ata nuk do të largohen pa u bërë publik vendimi për shtrenjtimin e rrymës, shkruan Reporteri.net.
Dardan Molliqaj kryetar i PSD-së dhe aktivistë të tjerë të kësaj partie janë ulur para zyrës së kryetarit të Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.

Policia ka shkuar për të menaxhuar situatën me ç’rast ka kërkuar nga aktivistët e PSD-së të lirojnë hapësirën.

Zyrtarë policorë kanë hyrë në zyrën e kreytarit të Bordit të ZRRE-së, çka ka ngjallur reagimin e Dardan Molliqajt, duke e quajtur Bordin e ZRRE-së ‘politiko policor’.







