Lojtari i Prishtinës

Dardan Berisha zgjedhet basketbollisti më i mirë i javë në Europe Cup

Basketbollisti i Prishtinës, Dardan Berisha, është përzgjedhur si lojtari më i mirë i xhiros së pestë të rrethit të dytë në në Kupën Evropiane të FIBA-s.

Këtë çmim, Berisha e fitoi përmes votave të tifozëve në uebsajtin e FIBA-s.

Por, përkundër paraqitjes së tij brilante me 31 pikë, tetë asiste dhe katër kërcime dhe dy topa të vjedhur, Prishtina u mposht nga Szolnoki Olaj. Për këtë paraqitje, ai ishte zgjedhur edhe në ekipin më të mirë të javës

“Dardan Berisha është një njeri i vështirë për ta ndalur. Pas 31 pikëve dhe tetë asisteve, ai është zgjedhur nga tifozët si performuesi më i mirë në xhiron e pestë të rrethit të dytë në Kupën Evropiane”, shkruan FIBA për Berishën në llogarinë zyrtare në Facebook.

Dardan Berisha i Prishtinës është shpërblyer me këtë çmim për paraqitjen e tij në humbjen 89:76 ndaj klubit hungarez, në një ndeshje të vlefshme për javën e pestë të Grupit I. Ai ishte basketbollisti i vetëm që e fitoi një vend në ekipin e javës edhe pse klubi i tij humbi.

Sonte në orën 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Prishtina do ta presë Pinar Karsiyakan. Fitorja ia siguron Prishtinë një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën Evropiane të FIBA-s.