Dardan Berisha largohet nga Prishtina, ky është ekipi i tij i ri

Basketbollisti pejan pritet të rikthehet tek skuadra e KB Pejës, pas mosmarrëveshjeve me kryesinë e klubit të Prishtinës, pas incidentit që pati me kapitenin e skuadrës, Edmond Azemi.

KosovaPress mëson se Berisha tashmë është shumë afër një transferimit tek klubi pejan dhe kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla deri tek në nënshkrimi i kontratës.

Peja këtë vit u rikthye në Superligën e Kosovës në basketboll, pas problemeve financiare që kishte në vitet e kaluara.

Gjithashtu mësohet se Peja shumë shpejt të financohet edhe nga kompania ELKOS, kompani që ka premtuar që do ta mbështes këtë klub tash e një kohë të gjatë.