Dardan Berisha është përzgjedhur në mesin e pesë performuesve më të mirë të javës në FIBA Europe Cup.

Por, përkundër paraqitjes së tij brilante me 31 pikë, tetë asiste dhe katër kërcime dhe dy topa të vjedhur, Prishtina u mposht nga Szolnoki Olaj.

Dardan Berisha i Prishtinës është zgjedhur në Ekipin e Javës në FIBA Europe Cup, për paraqitjen e tij në humbjen 89:76 ndaj klubit hungarez në një ndeshje të vlefshme për javën e pestë të Grupit I.

Berisha është basketbollisti i vetëm që e fitoi një vend në ekipin e javës edhe pse klubi i tij humbi. Ai bërë paraqitje fantastike me 31 pikë, 8 asiste, 4 kërcime dhe 2 topa të vjedhur.

Humbja ndaj Olaj nënkupton se Prishtina i ka humbur gjasat për ta kaluar grupin, pasi me një ndeshje të mbetur për t’u zhvilluar, klubi nga kryeqyteti i Kosovës ka gjashtë pikë në vendin e fundit, ndërsa lideri i grupit Oliver Wurzburg dhe Pinar Karsiyaka tashmë e kanë siguruar kualifikimin në play-off.