Danimarka në gjysmëfinale

Danimarka ka siguruar gjysmëfinalen e Euro 2020 pasi ka mposhtur Çekinë me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit.

Danezët kaluan në epërsi vetëm pas pesë minutave lojë me Thomas Delaney që shënoi me kokë pas krosimit të Stryger Larsen.

Skuadra e Hjulmand ia doli ta dyfishonte epërsinë pak para pjesës së parë, kur Kasper Dolgberg (42’) realizoi pas një asistimi perfekt nga Maehle.

Çekët e nisën furishëm pjesën e dytë duke ngushtuar rezultatin përmes Patrick Schick në minutën e 49-të. Por kjo ishte e tëra që ia dolën të bënin ata.

Danimarka në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Ukrainë – Angli.