Braziliani

Dani Alvesh feston daljen nga burgu me një super party në vilën e tij!

Dani Alves u lirua burgu para disa ditësh teksa qëndroi pas hekurave për plot 15 muaj. Braziliani u gjet fjator për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në një prej diskotekave të Barcelonës, ndërsa u dënua me katër vite e gjysmë burg.

Por, pasi apeloi dhe pagoi një milionë euro, Alves u lirua me kushte teksa ka dorëzuar pasaportën spanjolle dhe atë braziliane si dhe është i detyruar të paraqitet çdo javë në Gjykatë.

Ndërkohë, mediat zbulojnë edhe mënyrën se si Alves e shpenzoi ditën e parë në liri. 40-vjeçari mblodhi miqtë dhe familjarët në vilën luksoze me vlerë prej 4.5 milionë stërlina duke festuar deri në orën pesë të mëngjesit.

Sakaq, në festë sigurisht që mungoi ish-bashkëshortja e Sanatana, e cila e ka deklaruar më parë se për të, ai konsiderohet i vdekur pas përdhunimit të vajzës 23-vjeçare.