Dani Alves sulmon Juventusin: Atje më mashtruan

Mbrojtësi brazilian ka luajtur për një vit me skuadrën nga Torino.

Dani Alves ishte transferuar nga Barcelona te Juventusi në vitin 2016 me shpresën që do të arrinte që me bardhezinjtë të fitonte Ligën e Kampionëve. Por ata ishin mposhtur në finalen e këtij kompeticioni nga Real Madridi me rezultatin e thellë 4-1.

Braziliani që tani është pjesë e Paris Saint-Germain, kujton atë periudhë të shkurtër me Zonjën e Vjetër dhe sulmon drejtuesit e klubit që sipas tij i kishin premtuar diçka tjetër e më pas kishin ndryshuar fjalët.

“Kalova një vit jo të mirë në Itali”, deklaroi Alves për ESPN.

“Jam ndier i mashtruar nga ata, pasi më premtuan diçka tjetër dhe kjo më bëri të ndihesha keq aty”.“Kam shkruar historinë me Juventusin dhe të gjithë e dinë që Dani Alves është një njeri shumë punëtor. Kam ende miq në këtë klub”.“Por në përgjithësi te Juve jam ndjerë si i mashtruar, prandaj edhe u largova”.Në atë sezon që luajti me Juventusin, Alves ka fituar Serie A dhe Kupën e Italisë.