Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka vlerësuar se hero në fitoren ndaj Llapit portieri Kenan Haxhihamza, shkruan Demokracia.com.
Megjithatë, ai nuk ka lënë pa i lavdëruar edhe futbollistët e tjerë, duke thënë se të gjithë dhanë maksimumin.
“Nuk diskutohet, jam shumë i lumtur. Pavarësisht dy penalltive, hero i joni ishte Haxhihamza. Megjithatë, të gjithë djemtë bënë maksimumin. E dinim ku ta godasim kundërshtarin. Patëm edhe disa mundësi të tjera por nuk i realizuam. Rëndësi kanë pikët. Ne kemi pasur besim të plotë te lojtarët. Pas fillimit jo të mirë, kemi arritur të konsolidohemi, gjithmonë falë punës së madhe. Ne kemi besuar në punën tonë, djemtë kanë besuar në punën e tyre. Me vrapime e me duele kemi qenë më lartë se kundërshtari. Rëndësi kanë pikët dhe është fitore shumë me rëndësi”, ka thënë Dallku pwr ArtSport pas ndeshjes. /Demokracia.com







