Dalin rezultatet për 18 personat që kishin kontakt me 39-vjeçaren që vdiq nga koronavirusi

Sipas të dhënave të fundit nga IKSHPK, numri i të prekurve me COVID19 ka shkuar në 510 të infektuar. Ndërsa deri tani nga ky virus kanë vdekur 12 persona.

Në mesin e viktimave, është edhe një 39 vjeçare nga fshati Llugë e Istogut.

 

 

Megjithatë, fatmirësisht askush deri më tani nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus në familjen e saj.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj.

“Nga mostrat e marra të 18 personave kontakti të familjes së të ndjerës S.K, të cilat janë marrë dje, rezultati është negativ, gjë që në gëzon.

Përndryshe sot janë marrë mostrat e para nga 6 persona të Studenicës së kontaktit me 80 vjeçarin e prekur”, ka thënë ai.