Dalin pamjet, kështu u ngacmuan gjatë ndeshjes mbrojtësi i Crystalit dhe Darwin Nunez

Skuadra e Liverpoolit nuk ka arritur të fitoj as në xhiron e dytë në Premier League, pasi mbrëmë barazoi 1-1 ndaj Crystal Palace në stadiumin ‘Anfield’.

Sulmuesi i ‘The Reds’ Darwin Nunez para tifozëve bëri paraqitje jo të mirë – pasi u ndëshkua me karton të kuq direkt, shkruan LIG Sport

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, shihet se si mbrojtësi i Crystalit, Joachim Andersen e provokoi gjatë gjithë kohës.

Sulmuesi 23 vjeçar në dy ndeshje me Liverpoolin tani ka statistika interesante: një gol, një asist dhe një karton i kuq..