Dalin në shitje biletat për ndeshjen Prishtina – Ballkani

Sot nga mesdita ashtu siç është njoftuar kanë dal në shitje biletat për superndeshjen Prishtina – Ballkani, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja luhet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, derisa pritet që atmosfera të jetë jashtëzakonisht interesante.

FC Prishtina ka nxjerrë në shitje biletat të cilat po I bënë Kompania e Marketingut “Lidra” e cila shumë shpejt pritet të bëjë marrëveshje edhe me KB Prishtinën për shitjen e biletave.

Të kujtojmë se çmimet e biletave tashmë janë përcaktuar, ku në Lindje bileta kushton 1 euro ndërsa në Perendim 2 euro. Jugu dhe Veriu hyrjet janë falas. /Demokracia.com