Me 5 qershor në Oslo të Norvegjisë, Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë ndeshjen miqësore me Norvegjinë.
Edhe pse ndeshja ka karakter miqësor ajo po pritet me shumë kureshtje dhe pritet të jetë i mbushur me tifozë.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar gjithë bashkëatdhetarët që dëshirojnë të mbështesin Kosovën se tashmë kanë dal në shitje biletat për këtë takim.
Njoftimi i FFK-së:
Të gjithë bashkatdhetarët e interesuar për të ndjekur nga afër ndeshjen miqësore Norvegji vs Kosovë biletat mund t’i blejnë në linkun e mëposhtëm⤵️
Linku për Bileta: https://billett.fotball.no/selection/event/date?
📍Miqësorja 🇧🇻 🆚️ 🇽🇰 zhvillohet në 🏟 “Ullevaal Stadion” në Oslo
5️⃣ qershor 2024
🕖 19:00
🙌 Eja në përkrahje të Dardanëve! ⚽. /Ballkani.info







